15.3 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Challandes: Nuk jeni në planetin e duhur nëse mendoni se do ta mposhtim Spanjën

Kosova ka pësuar humbje nga Spanja me rezultat 3:1.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes është deklaruar për media pas ndeshjes.

Ai në një prononcim për Super Sport Kosova, ka lavdëruar shumë Spanjën dhe ka thënë disa fjalë për skuadrën e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Nuk mund të them asgjë për ekipin, pasi kemi luajtur kundër një skuadre shumë të madhe dhe të mrekullueshme”.

“Ata e mbajnë topin shumë mirë, mënyra se si lëvizin lojtarët, thjeshtë është një kombëtare perfektë. Megjithatë, atyre iu janë dashur shumë raste për të shënuar gol”.

“Nëse ju bëni presion, ata e bëjnë të njëjtën gjë. Ata ushtruan presion me tre lojtarë përpara, të udhëhequr nga Alvaro Morata”.

“Ne menduam që t’i krijojmë probleme në fazën e sulmit, por nuk arritëm një gjë të tillë”.

“Ju nuk mund të thuani se nuk po kemi progres, kemi luajtur kundër Suedisë, kemi luajtur kundër Spanjës dhe kemi marrë këtë rezultat. Kujtojmë se Gjermania ka pranuar gjashtë gola ndaj Spanjës, ne jemi Kosova. Jemi përballur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, kjo është mënyra se si progresojmë përpara”.

“Nuk jeni në planetin e duhur nëse mendoni se do ta mposhtim Spanjën”.

“Ne kurrë skemi luajtur kundër një kundërshtari sikurse ky, progresi nuk është një vijë e drejtë, na duhet kohë e gjatë. Ju mund të kritkoni trajnerin, sigurisht që skuadra ka probleme në këto kohë me probleme. Për mua, kemi luajtur në kualifikime për Katar, për Botëror, vetëm 12 skuadra kualifikohen tutje. Ju duhet ta kuptoni se sa e vështirë është kjo”.

“Duhet ta shohim progresin tonë pas çdo ndeshje, po luajmë kundër lojtarëve më të mirë në botë dhe jemi Kosova. Unë i besoj skuadrës sime por duhet të punojmë akoma më shumë”.

“Kololli luan shumë pozicione, ai e di pozitën e tij, është më i fortë se Paqarada, edhe pse ky i fundit është shumë i mirë, nuk e mendoj se këta të dy janë problemi”, ka përfunduar trajneri.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img