Cilat janë arsyet e kandidimit për kryetar të LDK-së, tregon Lutfi Haziri – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Cilat janë arsyet e kandidimit për kryetar të LDK-së, tregon Lutfi Haziri

cilat-jane-arsyet-e-kandidimit-per-kryetar-te-ldk-se,-tregon-lutfi-haziri

Haziri tregon arsyet e kandidimit për kryetar të LDK-së.

Kandidati për kryetar të LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se po të mos ishte rezultati i keq politik i LDK’së, nuk do të kandidonte për kryetar të kësaj partie.

Haziri thotë se nëse do të kishte kandiduar dikush që ai i beson dhe ka ftesë prej antarësisë së LDk’së, ai s’do të kishte kandiduar për kryetar.

“Mos me pas qenë ky ambient politik, ky rezultat i keq politik dhe me pas kandidu dikush që une kasha besu që I takon politikisht dhe ka ftesen kredibile prej antaraësisë të LDK’së me kandidu, skisha dalë me kandidu, sepse mund lirisht të penzionona politikisht pa asnjë problem, sepse politikën se kom jetë, e kom kauzë. Por në këtë ambient politikë, dhe në këto kandidatura, moshyrja në gar ëish quajtë abstenim politik prej njerëzve që mas shumti më vlerësojnë, ish quajt frikë politike nga të tjerët dhe dezertim nga militantët e partisë”, thotë Haziri në Kanal 10.

Ai ka përmendur arsyet se pse ka kandiduar për kryetar të kësaj partie, duke thënë se nuk ka dashur të abstesoj dhe nuk ka mundur ta pranojë ikjen nga sfida.

“Natyrshëm brenda familjes politike cfare është LDK’ja ka mendime të ndryshime. Nuk kom mujt me abstenu, s’kom dasht mu friku në asnjë mënyrë me kandidu, dhe nuk mundem me pranu ikjen nga sfida. Me pas qenë rezultati I 6 tetorit, atëherë ajo kish me qenë ambicie politike, por këtu nuk flasim për ambicie politike, por për kauzë politike”, shtoi Haziri.

Kujtojmë se përveç Hazirit, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars.

Të ngjajshme

Kurti e përfundon mbledhjen e Qeverisë, pa diskutuar për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

albswiss.com

As në raundin e dytë, Vjosa Osmani nuk arrin të zgjidhet presidente

albswiss.com

(Kujdes, pamje të rënda) |Publikohet videoja e vrasjes së të riut në Deçan, babai i tij kërkon drejtësi

albswiss.com