11.2 C
Geneva
Friday, October 17, 2025

CODA-filmi më i mirë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Drama CODA, që tregon për sfidat e një familjeje të shurdhër, ka fituar çmimin kryesor për filmin më të mirë në ndarjen e Çmimit Oscar. CODA u bë filmi i parë nga platforma Apple TV+ që fitoi çmimin kryesor të Akademisë së Filmit.

Ndërkaq, sa i përket çmimeve të tjera, Jane Campion u bë gruaja e tretë që fitoi Çmimin Oscar për regjisoren më të mirë për filmin Power of the Dog.

Jessica Chastain fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj në The Eyes of Tammy Faye.

Ndërkaq, Troy Kotsur, bëri histori duke u bërë personi i parë i shurdhër që fitoi Oscar, për rolin e tij si aktori më i mirë dytësor në filmin CODA. Ndërkaq, Ariana DeBose, fitoi çmimin për aktoren më të mirë dytësore në filmin West Side Story.

Filmi Dune, i kategorisë fantashkencë, fitoi më së shumti çmime në edicionin e 94-të të Oscars. Ky film fitoi gjashtë çmime në kategori të ndryshme, përfshirë atë për kinematografi dhe montazh.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img