Publikohen pamje nga rrënimi “rrafsh me tokë” i kazinove në Karaçevë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga aksioni i policisë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe Komunën e Kamenicës, nga rrënimi i kazinove ilegale të ndërtuara në këtë zonë.
Ky aksion është quajtur i suksesshëm nga ministri Sveçla, teksa ka thënë se sot është goditur rrjeti i kazinove ilegale në Karaçevë.
“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.
Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan Sveçla.
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin që po zhvillohet në Komunën e Kamenicës si dhe është njoftuar për arrestimin e disa personave të përfshirë në veprimtari ilegale.