Dardan Sejdiu: Është interesante që PDK-ja është në garë në 11 komuna

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sejdiu: Është interesante që PDK-ja është në garë në 11 komuna.

Dardan Sejdiu, i ftuar në “Zgjedhjet Lokale 2021”, ka komentuar rezultatet e deritanishme nëpër komunat e Kosovës.

Sipas Sejdiut është interesante që PDK-ja është në garë në 11 komuna.

“Ajo çka po shihet qartë PDK është në 11 komuna në garë. Në Mitrovicë, Ferizaj, Han të Elezit, Skenderaj, Drenas, Shtime e kanë përfunduar garën, kjo është interesant”, ka thënë ai.

Sejdiu për rezultatin e Mitrovicës së Jugut ka thënë se është lajm i mirë që Bedri Hamza del i pari në këtë komunë.

“Është lajmi më i mirë që ka ndodh në Republikën e Kosovës sot. Është vlerësimi që kanë dhanë qytetarët për kandidatët e komunave”, wshtw shprehur Sejdiu.

“Nëse ky rezultat mbetet, në Mitrovicë të Jugut, nëse Hamza del e parë. Është lajm mirë për Mitrovicën. E para mënyra se qysh ka komuniku me publikun. Mitrovica është rasti i parë, ku është një fitore për Mitrovicën dhe qytetarët, që do të kenë një kryetar që din të administrojë”, ka thënë Sejdiu.

Ndërkaq për rezultatet e deritanishme në Gjakovë ai tha se pret që Gjini sonte me pjesën e votave që numërohen më vonë të bëjë dallimin, ndërkaq për Kusari-Lilën tha se ka bërë një punë të madhe dhe i është afruar goxha shumë Gjinit.

“Kusari-Lila ka bërë një punë të madhe, nga rezultatet që kemi parë nga hulumtimet Gjini ka qenë një hap përpara, por ditët e fundit Lila i është afruar goxha shumë”.

“Në Prizren Quni eTotaj kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, 60 përqind e qytetarëve thonë se nuk është qeverisë mirë deri tash”, është shprehur Sejdiu.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img