23.9 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Dedikimi prekës i Manajt: Goli im është për ty babë edhe pse asnjëherë nuk të njoha

Manaj me dedikim prekës.

Sulmuesi Arb Manaj është duke vazhduar të shkëlqejë te skuadra turke, Ankara Keçiorengucu.

Manaj realizoi gol në ndeshjen e fundit dhe këtë gol ia dedikoi babait që asnjëherë nuk e ka njohur, shkruan lajmi.net.

Manaj tha se provon të bën krenar babin e tij, i cili dha jetën për liri.

“22 vjet pa ty babë, jam duke provuar të të bëj krenar, njësoi si më bërë ti mua, ky gol dhe kjo fitore është e dedikuar veçanirisht për ty dhe të gjithë të tjerët që dhanë jetën për liri”.

“Gjithmonë do të të kujtojë edhe pse asnjëherë nuk të njoha”, tha ai.

Qendërsulmuesi këtë edicion në Ligën e dytë turke ka realizuar tetë gola dhe dhuruar tri asistime në 20 paraqitje.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img