23.9 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

Deputetët e LDK-së në sallë, mungon Agim Veliu

Shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë hyrë në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës.

Nga ky grup vërehet veç mungesa e deputetit Agim Veliu.

Edhe pse seanca e Kuvendit të Kosovës ishte paralajmëruar të fillojë në ora 18:00 një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Vetëm pak minuta më parë në sallën e Parlamentit kanë filluar të regjistrohen deputetët e parë që kanë arritur në sallë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë deklaruar para mediave thanë se nuk e dinë se përse ka ndodhur vonesa e deputetëve, por që të njëjtit u shprehën të bindur se Vjosa Osmani sonte do të votohet për presidente të vendit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img