fbpx
24.2 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Detaje nga policia për përcjelljen e serbëve nga Zveçani në Prishtinë për pjesëmarrje në kishën “Shën Nikolla”

Policia jep detaje për përcjelljen e serbëve nga Zveçani në Prishtinë për pjesëmarrje në kishën “Shën Nikolla”.

Policia e Kosovës, sot ka realizuar përcjelljen e qytetarëve serb sipas kërkesës së parashtruar për përcjellje nga Zveçani-Mitrovicë veri, për vizitë dhe pjesëmarrje në kishën “Shën Nikolla” në Prishtinë.

“Ceremonia ka filluar nga ora 10:30, pastaj janë zhvilluar edhe aktivitete tjera me ç’rast është përfunduar rreth orës 12:50, pa ndonjë problem”, njofton policia, transmeton Express.

“Policia e Kosovës me njësitet policore është kujdesur për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë aktiviteteve të kryera në atë lokacion, përderisa, pas përfundimit të ceremonisë dhe aktiviteteve të tyre, nga njësia policore kompetente nën përcjellje, pjesëmarrësit janë kthyer në mënyrë të organizuar në lokacionin e tyre. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në mënyrë profesionale, në zbatimin e ligjit, ofrimin e sigurisë e ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img