19.6 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Detaje të reja nga Prokuroria: Autori ka përdorur kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator

Kanë dalë detaje të reja mbi krimin në Gllogjan.

Prokurorja Sahide Gashi ka thënë se prokuroria deri më tani ka bërë intervistimin e shumë personave dhe ekipet hetuese janë në terren duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes ku është kryer krimi në Gllogjan, raporton Gazeta Express.

Prokurorja Gashi, para mediave tha se deri më tani autori ka përdorur kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator.

“U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistu çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinu veprimet, kemi intervistu shumë persona. Deri tash me informatat që posedojmë ëshët përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha ajo.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img