Sabri Fejzullahu uron nipin.
Sabri Fejzullahu është pa dyshim legjenda e muzikës shqiptare dhe i preferuar nga të gjitha gjeneratat.
Shumë vite në skenë, shumë hite, karrierë e pastër e kanë bërë Sabri Fejzullahun këngëtarin më të respektuar, shkruan “Kosovarja”.
Sabriu përveç se është i suksesshëm në jetën profesionale, ai ka një familje për lakmi dhe raporte shumë të shëndosha me ta, sidomos tash që ka mbesa e nip përreth.
Sot, Arti djali i Ermalit dhe nipi i parë i Sabrisë feston ditëlindjen dhe këngëtari e ka uruar atë publikisht.
“Arti i gjyshit sa e qysh te dua e din ti, qysh ta kisha uruar ditëlindjen, qysh ma ndien zemra nuk e di, hajt bre shpirti jem i gezofsh 100 ditëlindje dhe e lus Zotin që mbas shëndetit u befsh shembull i mire per Shqiptari” ka shkruar Sabriano në dedikimin për nipin.