Donika Gërvalla e bën fajtore opozitën, thotë se s’heqin dorë nga ligji – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Donika Gërvalla e bën fajtore opozitën, thotë se s’heqin dorë nga ligji

donika-gervalla-e-ben-fajtore-opoziten,-thote-se-s’heqin-dore-nga-ligji

Ministrja e MPJ-së.

Shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla, premton se shumë shpejt do të votohet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo ka fajësuar opozitën që nuk lejoi sonte një gjë të tillë.

Thotë se gjithçka po bëhet pasi ‘mërgata është thesari ynë i çmuar”.

“Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dijnë vetëm ata”, shkroi ajo në Facebook.

Reagimi i plotë i Donika Gërvallës

Provuam ta procedojmë në procedurë të përshpejtuar mundësinë që mërgata të votojë në ambasada dhe konsullata, por sonte nuk patëm sukses.

Opozita ishte shumë unike në bllokimin e kësaj mundësie. Arsyet i dijnë vetëm ata.

Ne nuk tërhiqemi nga ky ligj. Në fund të fundit, edhe në procedurë të rregullt do të votohet dhe atë shumë shpejt. Premtimin tonë do ta mbajmë.

Mërgata jonë është thesari ynë më i çmuar dhe ne asnjë herë nuk do të heqim dorë prej saj, ashtu si ajo nuk heq dorë nga Kosova.

Të ngjajshme

Edhe AAK kërkon nga Qeveria ta tërheq propozimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

albswiss.com

Ndryshon kategorizimi, 18 komuna në zonë të kuqe

albswiss.com

Pritet ashpërsimi i masave anti-Covid në Kosovë

albswiss.com