-10 C
Geneva
Friday, February 14, 2025

Dorëzohet në polici edhe djali i 54-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e të miturit në Drenas

Dorëzohet në polici edhe djali i 54-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e të miturit në Drenas.

Për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e babait të tij, mbrëmë në Gradicë të Drenasit, është dorëzuar edhe personi i dytë, djali i 54-vjeçarit Xh.B.

I dyshuari i dytë është 19-vjeç dhe sipas burimeve të Express është dorëzuar në polici më vonë sesa babai i tij.

Ndryshe, policia ka konfirmuar dorëzimin në polici të Xh.B., me anë të një njoftimi për media.

“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka konfirmuar policia.

Rasti është hapur si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img