Drejtoresha e QKMF-së jep detaje të reja për vdekjen e 16-vjeçarit të prekur me coronavirus – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Drejtoresha e QKMF-së jep detaje të reja për vdekjen e 16-vjeçarit të prekur me coronavirus

drejtoresha-e-qkmf-se-jep-detaje-te-reja-per-vdekjen-e-16-vjecarit-te-prekur-me-coronavirus

Detaje të reja për vdekjen e 16-vjeçarit të prekur me coronavirus, flet drejtoresha e QKMF-së në Viti.

Në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia.

Nga QKMF në këtë komunë thotë se i riu kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, por që sipas tyre virusi ia përkeqësoi gjendjen.

I riu tashmë i ndjerë kishte marrë tretman edhe në QKMF-në e Vitisë por menjëherë me rekomandim të mjekëve është dërguar në Spitalin rajonal të Gjilanit.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kodolli-Halili thotë se 16-vjeçari ishte hospitalizuar që nga marsi.

“Në viti pacienti është paraqitur nga 1 marsi kur kishte temperaturë. Ishte i zënë në fyt dhe saturimin e ka pasur diku 87%. Mjeku i urgjencës kur e ka parë gjendjen e tij me ambulancë e ka përcjellë në Spitalin Rajonal të Gjilanit”, deklaroi për RTV Dukagjinin,Kadolli-Halili.

Kadolli thotë se i riu kishte sëmundje që nga lindja.

“Fatkeqësisht pacienti kishte sëmundje shoqëruese që nga lindja. Për ne ka qenë rast i njohur pasi është trajtuar shumë herë për probleme të ndryshme shëndetësore. Ai ka qenë me retardim, por që gjendje i është përkeqësuar pasi është prekur nga coronavirusi”.

Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e fshatit Verban.

Të ngjajshme

Pamje nga aksidenti në Ulpianë ku mbetën të lënduar dy persona

albswiss.com

Historia e rrallë, si kontribuuan gratë e Jasharajve në luftë

albswiss.com

Nga këto Komuna vijnë të infektuarit me koronavirus

albswiss.com