1.2 C
Geneva
Saturday, January 10, 2026

Drejtori i KEK-ut: Qymyr kemi mjaftueshëm, rreth 420 mijë tonë janë në deponi

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi ka njoftuar se ka qymyr të mjaftueshmë sa i përket probleme me energji elektrike.

Në një konferencë për media, Krasniqi theksoi se janë diku 420 mijë ton qymyr në deponi.

“Mund të ju siguroj se qymyr kemi mjaftueshëm dhe sasitë e tanishme janë diku rreth 420 mijë tonë në deponi”, tha ai.

Krasniqi këto informata i dha në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur se Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për të mbuluar importin e energjisë elektrike.

Në një konferencë për media, Kurti tha se kriza është bërë e papërballueshme.

“Kriza është bërë e papërballueshme. Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, tha Kurti.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img