19.6 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Drejtori i Policisë: Nuk e ka asnjë provë që krimi në Gllogjan ka të bëjë me akt terrorist

Krimi i ndodhur mbrëmë në Deçan ka tronditur të gjithë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në konferencë për media tha se nuk kanë asnjë të dhënë apo provë se krimi që u kry dje në Gllogjan ka të bëjë me akt terrorist, raporton Gazeta Express.

“Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë të dhënë asnjë provë asnjë informacion që shkon kah akti terrorist ose nga akti që lidhet me çështje religjioz”, tha ai.

Drejtori Mehmeti tha poashtu se ekzaminimi i provave tenike që është duke u bërë merr kohë.

“Terreni është duke u ekzaminuar tani. Ekzamini i provave teknike është që kërkon kohë, është e pamundur që të bëhet kaq shpejt të lëvizjeve që ka bërë i dyshuari ose të dyshuarve”, tha ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img