5.8 C
Geneva
Sunday, November 9, 2025

Dritë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Unë dola të ecë, rrugëve me emra të huaj
Ti m’thoje kur t’i dërgoja fotografitë nga ecjet në parqet e blerta të Gjenevës
« Mirë shumë, por shihet dora e njeriut tek ka bërë punë
Eja në Kosovë, në malet e saj të blerta
Do të shohësh punën e natyrës arkitekte
S’ka me Kosovë! »

Qielli është i ngrysur dhe shi filloi të bie sapo unë dola Dritë
Kërkoj një ulëse që të strehohem
se këmbët nuk më mbajnë!

Ty tani të kanë rrethuar më të dashurit e shpirtit
E përgatisin trupin tëndë
për t’ia kthyer tokës në një formë tjetër

Dritë, unë nuk jam aty të të them lamtumirë
As të të sjellë një lule bjeshke mbi varr. Dritë më fal!

Sot edhe shokë e shoqe të tjera që të njohëm bashk,
të tronditur pyesnin me lot n’sy
Asnjëri nuk besonte se pse jeta u tregua aq e padrejtë me ty…

Dritë, m’kujtohet se sa e sa herë m’ke përgëzuar
Sot kisha një lajm të mirë të ndaja me ty
në një televizion në mërgatë
për herë të parë kam publikuar një reportazh: Gjeneva rikthen kujtesën për Kosovën
Kush do t’më inkurajoj si ti?

Dritë, ti që ishe aq motivuese për ne
Ti që nxisje guximin që t’bëhemi gra të forta
Dua ta dëgjosh sërish zërin tim
Se po, ne po vazhdojmë edhe nga larg
ta duam atdheun.

Në Gjenevë qielli solidarizohet me mua
Shiu vazhdon të bie Dritë
Ti m’thoje shkruaj mos u ndal
Unë i gjeta shkronjat prej mbrëmë që m’kishin humbur
Po shruaj Dritë
Vargjet që kurrë s’do t’i lexosh!

Mirishahe LIMANI HILER

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img