0.2 C
Geneva
Sunday, January 11, 2026

“Dua që ai të jetë i imi”, Fifi bën deklaratën e papritur

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Big Brother Vip, vazhdon të jetë shumë i ndjekur.

Pas spektaklit të mbrëmshëm (e premte), banorët kanë shijuar natën në mënyra të ndryshme.

Ishin dy këngëtaret e njohura Fifi dhe Beatrix që qëndruan së bashku larg banorëve të tjerë.

Të dyja ato fillimisht u argëtuan duke vallëzuar së bashku nën ritmin e muzikës, teksa më vonë ato diskutuan së bashku për gjëra të ndryshme.

Në një moment Beatrix i tha Fifit që të manifestoi çdo gjë që ajo dëshiron për vete, ndërsa Fifi nuk hezitoi të tregoi dëshirën e saj.

“Dëshiroi që ai të jetë i imi”, ka thënë Fifi duke mos e zbuluar se kujt i referohej.

Kujtojmë që Fifi kishte krijuar raporte të afërta me banorin tashmë të eliminuar, Granit Canën, por i cili më vonë sqarojë gjërat me këngëtaren duke i thënë se e sheh vetëm si shoqe.

Ndërkohë, kujtojmë që mbrëmë në Big Brother VIP kanë hyrë edhe dy banorë të rinj, opinionisti Meridian Ramcaj dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha.

Ndërsa nga vota e publikut u eliminua ish-futbollisti dhe modeli, Kledi Hysa.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img