Papyrus 2, a do të bëjë edhe një hap historik në politikën e migrimit
Kaluan 8 vite prej kur, mijëra shqiptarëve në Gjenevë, të shkelur skajshmërisht nga politika diskriminuese zvicerane, iu kthye dinjiteti njerzor. Mijëra shqiptarëve i është njohur e drejta e punës siq parashohin ligjet e shtetit helvetik, liria e lëvizjes së lirë, siq parashohin të Drejtat ndërkombëtare të njeriu!
Mos e harroni të kaluarën !
Iu rikujtojmë se me nismën ë politikanit gjenevas, Pierre Maudet 8 vite më parë popullatës gjenevase, e veqmas popullatës së « të huajve » i ishte kumtuar lajmi mbi projektin “Papyrus” i cili konsiderohet hap historik në fushë të migrimit, jo vetëm në Kantonin dhe Republikën e Gjenevës.
Ky lajm kishte të bëjë me të huajt pa letra (“Sans Papiers”), të cilët me plotësimin e kushteve të caktuara, e legalizojnë qëndrimin e tyre në Zvicër, përkatsisht në kanton të Gjenevës.
Nga ky projekt kishin përfituar veqanërisht shumë gra që punon in deri atherë në të zezë në sektorin privat, qoftë përkujdesje të fëmijëve, mirëmbajtje të higjenës shtëpiake, përkujdesje për të moshuarit etj. Ndërsa në sektorin e gastronomisë dhe ndërtimtarisë kishin përfituar shumë shqiptarë nga vise të ndryshme shqiptare, veqanerisht nga Kosova.
A ka nevojë Gjeneva për një « Papyrus 2»?
Sigurisht, që nga ajo kohë, ne e dijmë se jasht këtij suksesi të Papyrus kanë mbetur edhe shumë të tjerë.
Atëkohë, ishin seleksionuar dosjet që 100% kishin plotësuar kriteret e projektit pa harruar këtu edhe interesin ekonomik të kantonit.
Sot e asaj dite, ne kemi shumë shqiptarë nga Kosova, që janë në pritje të rregullimit të statusit të tyre.
Në mos më shumë nga kandidatët shqiptarë që këtë vit synojnë të zgjedhen në parlamente komunale, në projektet e vizionin e tyre politik duhet të integrojnë kthimin e dinjitetetit të të gjithë atyre që punojnë e jetojnë në të zezë.
Pasqyra e një shteti, shihet vetëm aty kur ai din t’i mbrojë më të dobtit e të gjithë pêrbërjes së tij.
Kur do të kemi një Papirus 2?
Teksti MLH