Prej katër personave të arrestuar nga Policia e Kosovës, në Telekomin e Kosovës, dy prej tyre janë këshilltar të ish-ministrave.
Trim Musliu, këshilltar i ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe Denis Ceman, këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ndërsa, dy të arrestuarit tjerë janë Armend Osaj dhe Kreshnik Musliu vëllau i Trim Musliut.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ka treguar Kelani.
Policia ka bërë të ditur se “Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”.