Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 133 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 805 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 6.077.
Njoftimi i plotë:
23 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.
Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625.
Në total numri i rasteve aktive është 6.077. /ORAinfo/