fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Dyfishohen ankesat e konsumatorëve – në pandemi hasen produkte me afat të skaduar, ngritën çmimet

Në nëntë muajt e këtij viti ankesat e konsumatorët janë dyfishuar, krahasuar me vitin e kaluar. Numër i madh i qytetarëve janë ankuar se i përket produkteve me afat të skaduar e ngritjes së çmimeve, tha Fatbardha Restelica nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Ajo ka bërë të ditur se vitin 2020 kanë pranuar mbi 600 mesazhe direkte nga qytetarët që u ankuan për parregullsi të natyrave të ndryshme.

“Vetëm gjatë vitit 2020 i kemi pasur diku rreth 500 mesazhe direkte, ndërsa nëse flasim nga janari e deri tash në shtator të 2021 kemi pasur më shumë se 600 mesazhe të konsumatorëve të cilët po ankohen për parregullsi. Pra numri përpos që është dyfishuar për periudhën e ngjashme të këtij viti po presim që të arrijë edhe 1 000 deri në fund të këtij viti”, tha Restelica për EO.

“Me pandeminë edhe konkurrenca është shekulluar, ku bizneset kanë bërë një luftë të ashpër në mes vete për përfitime materiale sepse kanë pasur humbje të mëdha gjatë mbylljeve, dhe kjo ka ndikuar që ankesat të shumëfishohen. Kryesisht ankesat kanë qenë për çmimet e njëtrajtshme në gjitha marketet ku konsumatorët nuk kanë pasur mundësi ku të zgjedhin se cili produkt është më i lirë, pastaj kanë pasur ankesa me afat të skaduar dhe raste të shumta”, shtoi ajo.

Kurse, qytetarët shprehen të dëshpëruar, pasi thonë se u shkelen të drejtat. Fatmir Makolli tha se nëpër raftet e marketeve ka hasur në shumë artikuj me afat të skaduar, 1 centshi nuk u kthehet dhe se çmimet janë të shtrenjta.

“Hiç, zero nuk respektohen. Në market të thjesht me hi nuk i shikojnë artikujt ku krejt janë më afat të skaduar e ka shumë sëmundje nga to, pastaj kur është puna një cent nuk kanë me ta kthy, ka 1 cent sa populli i le aty e sa njerëz blejnë. Poashtu çmimet më të shtrenjta janë këtu”, tha Makolli.

Edhe Gani Musliu theksoi se se janë të diskrimunuar si konsumatorë, dhe sidomos gjatë pandemisë kanë vërejtur se çmimet janë ngritur shumë lart.

“Mund të them që pak, e në shumë raste edhe jemi të diskriminuar sidomos pas pandemisë çmimet kanë ndryshu në mënyrë të lartë, duke cekur këtu edhe çmimin e vajit i cili është më i lartë se shtetet e regjionit. Edhe afatet e skadencës i ndryshojnë brenda natës kur merr ushqimin e sheh se është i prishur”, deklaroi Musliu.

Lutfi Berisha poashtu tha se konsumatorët duhet të ankohen më shumë, sepse shpesh varet edhe nga standarti i jetesës së qytetarëve.

“Sa i përket konsumimit të materialit jetësor për mendimin tim është standarde, por me çmime diku të rritura, edhe konsumatori nuk po ankohet mjaftueshëm, varet edhe nga standardi i jetesës së secilit qytetar”, tha Berisha.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img