Dyshime për ‘Omicron’, Kosova dërgon dhjetëra mostra për testim në Gjermani

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dyshime për ‘Omicron’ në Kosovë, dhjetëra mostra dërgohen për testim në Gjermani

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka dërguar dhjetëra mostra në Gjermani për testim rreth variantit ‘Omicron’, shkruan Gazeta Metro.

Mirëpo IKSHPK nuk i ka marrë ende rezultatet e mostrave që ka nisur për në Gjermani për testim të variantit Omicron.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, IKSHPK ka thënë se ato pritet të arrijnë rreth datës 20-24 dhjetor 2021.

Më 6 dhjetor, Kosova nisi drejt Gjermanisë dhjetëra mostra.

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Ndërkaq ky variant, tash së fundmi është përhapur edhe në vendet e Ballkanit, si në Kroaci dhe Greqi.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img