23.9 C
Geneva
Wednesday, May 7, 2025

E kishte gjuajtur në tokë, shitet në ankand shiriti i kapitenit që Ronaldo

Nervoza e Ronaldos.

Shiriti i kapitenit që Ronaldo e kishte gjuajtur në tokë në ndeshjen e Portugalisë ndaj Serbisë tashmë është shitur në ankand.

Personi që e kishte marrë shiritin e kapitenit portugez, atë e kishte hedhur në ankand, duke synuar që të mbledh sa më shumë para për t’i ndihmuar një fëmije gjashtë muajsh që vuan nga atrofia muskulore kurrizore dhe të cilit i duhen 2.5 milionë euro për trajtim.

Ankandi ka zgjatur tre ditë, teksa mediet serbe tani raportojnë se shiriti i Cristiano Ronaldos është shitur për 64 mijë euro.

Ndeshja u zhvillua më 27 mars në Serbi dhe kishte përfunduar me rezultatin e barabartë, 2-2.

Ronaldo kishte arritur të shënonte gol në çastet e fundit, por ky gol nuk ishte pranuar nga gjyqtarët, pavarësisht se kishte kaluar vijën e portës.

Kjo bëri që Ronaldo të nervozohej tej mase dhe duke e lënë fushën dhe duke e gjuajtur në tokë shiritin e kapitenit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img