Gazetari Resul Sinani, ka shkruar një postim prekës me rastin e vdekjes së mikes së tij, regjisores Burbuqe Berisha.
Sinani shkruan se sot është takuar me regjisoren dhe si zakonisht, ai thotë se bënë humor dhe kanë qeshur.

“Gjate kesaj kohe kam pare tek ti njeriun qe pavaresisht veshtiresive mbi gjithcka e donte jeten dhe shikonte gjithmone perpara”, shprehet gazetari.
“Te kam njohur prej me shume se dy dekadash ne rrethana te ndryshme, e per me shume se dy vjet e kemi ndare zyren se bashku. Ishte kjo periudha kur ti nuk ishe mire me shendet, por qe kurre nuk ligshtoheshe”, ka shkruar Sinani.
Regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur sot në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës.
Ajo vdiq në moshën 51-vjeçare.






