Edhe dhjetë persona arrestohen për mashtrim – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Edhe dhjetë persona arrestohen për mashtrim

edhe-dhjete-persona-arrestohen-per-mashtrim

Arrestohen edhe dhjetë persona për mashtrim dhe kr.im të organizuar.

Në kuadër të operacionit të sotëm të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë si dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve janë sekuestruar edhe 11.000 euro.

Ky aksion u realizua nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Kr.imit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani.

Vlen të theksohet se deri më tani nga ky operacion janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë sekuestruar gjashtë (6) vetura, 160.300 euro dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

Të gjithë të dyshuarit e arrestuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjajshme

Konjufca i pikëlluar nga vdekja e Cimës, ky është reagimi i tij

albswiss.com

Ambasada e Kosovës në Jerusalem: Abdixhiku e Konjufca përplasen në distancë

albswiss.com

Vetëvendosje reagon pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve

albswiss.com