6.2 C
Geneva
Thursday, December 4, 2025

Edita Tahiri thotë se Ballkani i hapur është vetëm mashtrim për krijimin e “Serbisë së Madhe”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe.

Tahiri komentoi edhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, të cilën ka thënë se Vuçiq po e përdorë në favor të veten.

Ajo ka përmendur zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë, ku zyrtarët e Republikës Serbe kanë filluar procedurat për shkëputje nga autoritetet qendrore të Bosnjës e Hercegovinës. Tahiri i quan shqetësuese këto zhvillime.

“Serbia po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe. E shohim tentimin për destabilizim serioz të Bosnje e Hercegovinës”, thotë ajo.

Tahiri thotë se takimet me Ramën i konvenojnë Vucic i cili del si person që është i hapu për bashkëpunim para ndërkombëtarëve.

“Vucic po shkon në Tiranë e po takohet me Ramën po buzëqesh duke e ndryshuar imazhin e tij ndërkohë që Ballkani po dridhet”, shtoi ajo.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img