11.1 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Ende s’ka nisur seanca për zgjedhjen e Presidentit, LVV thotë se i kanë votat

S’ka nisur ende seanca për zgjedhjen e Presidentit, LVV thotë se i kanë votat.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është shprehur i bindur se sot i kanë votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

Abrashi ka thënë për T7 se kanë mjaftueshëm vota për ta përmbyllur me sukses këtë proces.

“Mjaftueshëm sa për ta përmbyllur me sukses këtë proces”, ka thënë Abrashi.

Paraprakisht, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot do të votojë edhe deputeti i komunitetit goran, Adem Hoxha, me ç’rast, ajo beson se i kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Osmanit në pozitën e shefes së shtetit.

Kuvendi i Kosovës është dashur ta nisë në orën 17:00 seancën e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota në kuti, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë sërish të paktën 80 deputetë.

Aktualisht, në sallën kryesore të Kuvendit ku do të zhvillohet procesi i votimit, nuk ka asnjë deputet.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img