Kam shumë kënaqësi të ju njoftoj se në bashkpunim me Lise’s Bookstore nga Belgjika, këtë vit në Sallonin ndërkombëtar të librit do të prezentojmë edhe veprën e Enver Dugollit, në dy gjuhë: në shqip dhe në frengjisht.
Salloni tradicional i librit mbahet në Palexpo nga 19 deri 23 mars.
Për plot pesë ditë Gjeneva bëhet një kryeqendër e veprave të ndryshme jo vetëm letrare. Autorë nga vende të ndryshme kanë mundësinë jo vetëm të prezentojnë veprat e tyre por e gjithë kjo është një mundësi e artë që ata edhe të njihen e të shkëmbejnë edhe përmes konferencave të ndryshme që tashmë janë paraparë në program të Palexpos.
Kush është Enver Dugolli?
Enver Dugolli u lind më 27 janar 1963, në Nekoc të Drenicës. Duholli studimet universitare i kreu në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, gjithashtu edhe studimet e nivelit Master në Sociologji.
Enver Dugolli ishte pjesë e fatit kolektiv të Kosovës. Ka qenë i burgosur politik dy herë, një herë në vitin 1981 dhe pastaj në vitin 1997. Në burgje të ndryshme i kaloi mbi 10 vite të mbyllura. Nga burgosja e dytë u lirua në vitin 2001.
Ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku kreu detyra të rëndësishme ushtarake dhe u dekorua me gradën Kolonel. Dugolli është pensionua nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral Brigade në Pension.
Në vitin 2020 shërbeu si Zëvendës Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes.
Pos aktiviteteve politike Enver Dugolli njihet edhe me veprat e tij dokumentare.
Në gjuhën angleze ai ka botuar librin UNBROKEN
Surviving Milosevic’s prisons, ndësa libri i tij
“Qark i (pa)mbyllur burgjesh » i botuar në vitin 2019 në gjuhën shqipe më vonë është botuar edhe nga editioni « Non lieu » në Paris në gjuhën frenge, i përkthyer nga Sebastien Gricourt.
Me cilat vepra prezentohet Dugolli në Gjenevë?
Këtë vit, në Sallonin e librit që mbahet në Gjenevë, Dugolli dhe përkthyesi i veprës së tij, zotëri Gricourt do të prezentojnë librin në gjuhën frënge « Le circle fermé des prisons – Massacre a Dubrava » publikuar në maj të vitit 2024 dhe po i njëjti libër i shkruar edhe në gjuhën shqipe, “Qark i (pa)mbyllur burgjesh » do të jetë aty për ju.
Andaj mos e harroni këtë ngjarje! Nga 19 deri më 23 mars Dugolli dhe Grincourt iu presin jo vetëm sa për t’i pasuruar biblotekat e juaja, por ata do të jenë aty edhe për dedikas të librit dhe të njoftohen e shkëmbejnë me ju.
Miresevini!
Mirishahe Limani Hiler