Eqrem Kryeziu “godet” LDK-në: Jam i bindur se mbështetja popullore për VV-në do të rritet, jo për ata që kuislingun deshën ta bëjnë president – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Eqrem Kryeziu “godet” LDK-në: Jam i bindur se mbështetja popullore për VV-në do të rritet, jo për ata që kuislingun deshën ta bëjnë president

eqrem-kryeziu-“godet”-ldk-ne:-jam-i-bindur-se-mbeshtetja-popullore-per-vv-ne-do-te-rritet,-jo-per-ata-qe-kuislingun-deshen-ta-bejne-president

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka reaguar pas gjithë zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës të nxitura nga një nismë e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

Ai përmes Facebookut ka thënë se përfundimi i trancizionit politik në Kosovë do të ishte i barabartë me një lloj çlirimi për Kosovën, derisa ka parashikuar ditë të këqija për partitë që kanë qeverisur.

“Përfundimi i tranzicionit do të ishte i barasvlershëm me një lloj çlirimi për Kosovën. Në këtë kuadër duhet të jemi tërësisht krenarë me votën plebishitare pro njerëzve të pakomprometuar, të cilët perceptohen të gatshëm e të vendosur për t’i dhënë atij tranzicioni goditjen e fundit. Jam i bindur se mbështetja popullore për ta do të rritet vazhdimisht dhe jo për ata që grabitën privilegje për vete, pa u ngopur kurrë* dhe jo as për ata që s’lanë gur pa lëvizur për ta bërë kuislingun president. * Ata krijuan institucione që shitnin legalisht një ari tokë të Kosovës për një euro”, ka shkruar Kryeziu

Të ngjajshme

“83% e njerëzve mund të riinfektohen me Covid-19 pas 6 muajve”

albswiss.com

Përqafimi i ‘kundërshtarëve’ për kryetar të LDK-së

albswiss.com

Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve?

albswiss.com