fbpx
29.1 C
Geneva
Thursday, August 29, 2024

Erdogan ka disa fjalë për presidenten Osmani

Osmani me 71 vota është zgjedhur presidente.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen presidente e vendit.

Erdogan ka biseduar me Osmanin në telefon ku kanë diskutuar lidhur me çështjet rajonale dhe marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Turqisë.

”Sot e përgëzova atë duke bërë një telefonatë me Presidenten e re të Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.

Gjatë bisedës tonë me z. Osmani-Sadriu, ne diskutuam marrëdhëniet me Kosovën dhe çështjet rajonale.

Unë përmenda qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, e cila është një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës, gjatë krijimit të një qeverie të re dhe proceseve zgjedhore Presidenciale. Unë gjithashtu u shpreha se besoj se miqësia historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen në epokën e re.

Në takimin tonë, unë deklarova se bashkëpunimi shumëplanësh midis vendeve tona kontribuoi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”, thuhet në njoftimin e Erdogan në Facebook.

Vjosa Osmani u zgjodh më 4 prill presidente. Ajo mori besimin e 71 deputetëve në legjislaturën e tetë të Kuvendit në Kosovë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img