Eurodeputeti austriak: Kurti me të drejtë e renditi dialogun si prioritet të katërt – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Eurodeputeti austriak: Kurti me të drejtë e renditi dialogun si prioritet të katërt

eurodeputeti-austriak:-kurti-me-te-drejte-e-renditi-dialogun-si-prioritet-te-katert

Shefi i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder tha se bashkëpunimi më i mirë midis Serbisë dhe Kosovës do të ishte i dëshirueshëm, por gjithashtu se qeveria e re në Prishtinë tani të nis procesin e reformës.

Eurodeputeti austriak deklaron se është shumë e rëndësishme të punohet në “çështje të brendshme”, por gjithashtu se ky është një parakusht i mirë për vazhdimin e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi nevojë për politikanë që shkojnë më tej me gjërat, dhe unë duhet të besoj se Albin Kurti do të fillojë reforma të vërteta që nuk janë bërë më parë. Kjo është e rëndësishme, njerëzve iu vie mundim nga fakti që strukturat në vend nuk punojnë për ta, kështu që nëse u jepni njerëzve perspektivë dhe dialogu me Serbinë do të jetë më i lehtë, sepse atëherë flisni me njëri-tjetrin në një nivel më të mirë”, tha ai për portalin serb “Kosovo Online”, transmeton Klan Kosova.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se dialogu është prioritet i katërt ai tha se Kurti ka të drejtë.

“Unë mendoj se Kurti ka të drejtë. Ju së pari duhet t’ua “dorëzoni” njerëzve tuaj në shtëpi, dua të them kryesisht reformat ekonomike dhe sociale, si dhe luftën kundër korrupsionit. Në të kaluarën, këto biseda u përdorën si një justifikim nga politikanët që për shkak të dialogut nuk mund të bënin asgjë në shtëpi dhe tani jam i lumtur që ka një politikan në Kosovë që punon për çështjet e brendshme”.

“ Ky është një parakusht për bisedime të mira. Është e rëndësishme të thuhet se Ballkani dhe dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit janë një agjendë evropiane”, tha ai.

Të ngjajshme

“Kurti do ta mbyllë vendin të hënën, nga ora 18:00 do ta ndalojë qarkullimin e qytetarëve”

albswiss.com

13 vdekje dhe 472 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

albswiss.com

Qytetarët e Maqedonisë së V. në pritje të vaksinimit  

albswiss.com