Falënderim i Shoqatës Bekim Berisha „Abeja“ në Gjermani

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga Bashkim Halilaj, kryetari i shoqatës Bekim Berisha „Abeja“, na arriti një falënderim drejtuar gjithë pjesëmarrësve në manifestimin e organizuar në manifestimin “Takimet e Nëntorit”, ndaj edhe me këtë rast përzgjodha fotot që shkrepa në “Darkën e Lamës” të organizuar nga shoqata Bekim Berisha „Abeja“, që drejtohet Me respekt Bashkim Halilaj, të cilin e falënderoj dhe në emër të platformës “prointegra.ch, të cilën kësaj radhe e përfaqësova në këtë ngjarje tradicionale sa vëllazërore aq edhe letrare. Ja edhe letra e Bashkim Halilajt kryetari i shoqatës Bekim Berisha „Abeja“, drejtuar pjesëmarrësve në manifestimin e Moosendorfit:

“Kënaqësi e veçantë dhe nderë për Shoqatën Bekim Berisha „Abeja“ Që në shtëpinë tonë të kemi historiane Prof. Elena Kocaqi, konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës me seli ne Munih z. Afrim Nura, konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë me seli ne Munih z. Arten Hanku, poet, shkrimtar, përfaqësues diplomatik, kryetar të Shoqatave , artist , mësues ,veprimtar të palodhshëm, student e bashkatdhetarë që asnjëherë dhe kurrë Atdheun nuk e harruan, nuk e hoqën as një sekondë të vetëm nga zemra e mendja, por që gjithmonë punuan, punojnë me dashuri te madhe gjerë në vdekje për At‘dhe!

Falënderime dhe mirënjohje për të gjithë veç e veç nga zemra që na nderuat me pjesëmarrjen e juaj në Orë Letrare „ Nëntori Poetik “ dhe në „Darkën e Lamës“ Falenderojmë Lidhjen e krijuesve Shqiptarë në Mërgatë me Kryetar z. Musa Jupolli, Sekretar z. Mentor Thaqi, falenderojmë Klubin Letrarë „Martin Camaj“ në Munih me kryetar z. Sylë Bajrami, për bashkëpunim te shkëlqyer mes nesh!

Qofshi të nderuar, poçit shëndet e jetë, jua kthefshim në gëzime e me te mira, së bashku dalshim faqebardhë! Me respekt Bashkim Halilaj kryetari i shoqatës Bekim Berisha „Abeja“

Shoqata Bekim Berisha „Abeja“ në Gjermani

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img