2.7 C
Geneva
Sunday, February 15, 2026

Fillon verifikimi i votave të diasporës, partitë nuk po e vëzhgojnë procesin

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në gjithë territorin e Kosovës, qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendet komunale.

Por, këtë ditë më parë e ka bërë edhe diaspora, shkruan lajmi.net.

Derisa qytetarët në Kosovë po votojnë, votat e mërgimtarëve tashmë kanë filluar të verifikohen.

Këtë për lajmi.net e ka bërë ditur Arbnor Mjeku nga organizata “GERMIN”.

Ai në një pronocim për lajmi.net ka thënë se do të verifikohen mbi 5 mijë e 600 zarfe me vota, derisa ka theksuar se partitë politke nuk kanë dërguar vëzhgues të këtij procesi.

“Sot ka filluar verifikimi i votave nga jashtë. Organizata ‘GERMIN’ është e vetmja që po monitoron këtë proces deri më tani. Kjo vlen të theksohet pasi që asnjë parti nuk ka dërguar vëzhguesit e tyre. Do të verifikohen 5649 zarfa me fletëvotime. Pritet që brenda 3-4 ditëve të perfundoj i gjithë procesi i verifikimit”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet lokale të sotme në garë për kryetarë komunash janë 166 kandidatë, në 38 komuna të vendit.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img