2.6 C
Geneva
Thursday, April 25, 2024

Florim Useini mori përkrahje të madhe nga atdheu

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Zvicrën Qëndrore po qëndron në atdhe

Në Kosovë takoi edhe shkenctarin e njohur, Prof.dr.Jahja Koka me të cilin bashkëbiseduan edhe për objektiva konkretet për një të ardhme të shpejt dhe të ketë takime edhe me kryeministrin e Kosovës dhe me ekspertë të fushave të tjera. Në Shkup, gjatë javës që e kemi lënë, z.Florim Useini takoi z. Izmit Nura nga Agjencia e Mërgatës në Republikës e Maqedonisë së Veriut.

Bern, 25 shkurt

Dëshira, sinqeriteti dhe puna e palodhshme e z.Florim Useini po dëshmohet edhe sot dhe rezultatet janë parë e do të shihen. Me të përfunduar Konferenca Shkencore në Luzern të Zvicrës nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare për Zvicrën Qëndrore, ekspozita dhe manifestimi për datëlindjen e 16 të pavarësisë së Republikës së Kosovës i pari i këtij rrjeti, z.Useini iu drejtua atdheut, Kosovës e Maqedonisë së Veriut për të marrur përkrahje për projektet në të ardhmen.

Image

Falë një uniteti dhe vullneti të madh, që e kanë në rrjet mes miqësh, ky veprimtarë kërkon bashkëpunim nga institucionet tona në atdhe dhe ekspertë të fushave të ndryshme që të jemi së bashku për projektet të tjera në të mirë të diasporës sonë, por edhe të atdheut. Florim Useini, ky vizionar, fjalë pak e veprimtarë i dëshmuar edhe brenda rrjetit ka krijuar një miqësi të shëndosh ose më mirë me thënë janë një familje rreth sofrës së bashkimit të të gjitha trojeve etnike.

Florimi gjithmonë thotë, se ka ardhur koha të jemi edhe më të bashkuar, ti forcojmë dituritë tona dhe të korrim suksese të sigurta për një të ardhme të sigurt. Për konferencën lexuesi ynë është i informuar. Me të përcjellur edhe musafirët që kishin ardhur nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut dhe e gjithë diaspora, Florimin e gjetëm në Shkup. Atje takoi të parin e qeverisë së këtij shteti dhe me te shpalosi edhe projektet e këtij rrjeti si dhe mori mbështetje nga z.Talat Xhaferi, kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, takim për të cilin ju kemi informuar gjatë javës së kaluar.

Image

I pari i këtij rrjeti nuk e la veten të pushoj, por nga Shkupi iu drejtua Kosovës. Nëpër shumë medie të Kosovës e Maqedonisë dha intervista të ndryshme duke e njoftuar opinionin se qëllimi i rrjetit është që të jemi më të bashkuar, se nuk qëndron fjala e urtë, se tre shqiptarë nuk bëhen bashkë, bëhen dhe do të bëhen jo 3, por 19 e më shumë dhe duhet të bashkohemi, sepse jemi më të fortë. Në Kosovë takoi edhe shkenctarin e njohur, Prof.dr.Jahja Koka me të cilin bashkëbiseduan edhe për objektiva konkretet për një të ardhme të shpejt dhe të ketë takime edhe me kryeministrin e Kosovës dhe me ekspertë të fushave të tjera. Në Shkup, gjatë javës që e kemi lënë, z.Florim Useini takoi z. Izmit Nura nga Agjencia e Mërgatës në Republikës e Maqedonisë së Veriut.

Z.Florim Useini për medien tonë ndër të tjera na tha:

„Ishte kënaqësi që pasditen e ditës së enjte në Shkup ta vizitoj z. Izmit Nura – Agjensinë e Mërgatës dhe të informohem për projektet e tyre. Patjetër që diskutuam për mërgatën dhe projektet bashkëpunuese dhe falënderova edhe për dhuratat, konkretisht librin Abetaret që kuptohet duhet edhe angazhimi dhe përkushtim më të madh në arsimin apo gjuhën shqipe në mërgatë. Në Maqedoninë e Veriut takoi edhe disa profesorë e dekanë të dy universiteteve shqiptare që veprojnë atje dhe mori mbështetje për bashkëpunime profesonale. Ndërsa në Prishtinë, takoi edhe legjendën e karates, z.Enver Idrizi me të cilin bashkëbiseduan gjtihashu për rrjetin dhe morën përkrahje. E premtja, ishte e veçantë gjithashtu, që takoi edhe kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava. Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava së bashku me z. Useini diskutuan për urat lidhëse për një bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Rrjetit të Bizneseve Shqiptare. Myftiu Tërnava e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon Kryesia e BIK-ut, duke shprehur kështu një gatishmëri për një bashkëpunim të mirë me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare. Nga ana e tij, edhe z. Useini, e njohu Myftiun Tërnava me aktivitetet dhe ecurinë e punëve të Rrjetit, si dhe për projektet madhore që priten të organizohen nga ky Rrjet në të ardhmen.

Image

Z.Florim Useini edhe nesër e hënë, me datë 26 shkurt, do të ketë edhe disa takime të tjera dhe pritet të marrë përkrahje nga institucionet dhe nga ekspertë të fushave të ndryshme. Qëllimi i këtyre takimeve kuptohet është forcimi i rrjetit për të jetësuar disa projekte që janë duke u projektuar. Sipas z.Useini edhe java tjetër, do të jetë e ngjeshur me takime të shumta.

Është për të përshëndetur edhe përkrahja e shumë medieve që veprojnë në Kosovë e Maqedoninë e veriut dhe bashkëpunimin me rrjetin e biznesve. Z.Florim Useini me përgaditjen e tij dhe me një seriozitet të plotë si dhe duke folur me fakte për arritjet e stafit të tij që janë në rrjet, ka bërë, që në çdo takim të marrë fjalë të mira, se diaspora shqiptare mundet të jetë e bashkuar, kur ka profesionalizëm, punë, përkushtim dhe besim.

Image

Shpresojmë shumë, se projektet e parapara do të realizohen dhe brezi i ri i mërgimtarëve që do të vijnë, të kenë më të lehtë të veprojnë dhe të kenë lidhje edhe më të forta me vendin e të parëve të tyre, ku padyshim, duhet falënderuar edhe Zvicrën mike, për përkrahje dhe mundësi që të ecim te para në projekte./Dashnim Hebibi/

Të Fundit
spot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_img