5.7 C
Geneva
Wednesday, October 29, 2025

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë dhe asaj të Republikës së Turqisë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Udhëheqësja e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi, u prit në takim nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Ambasadori Salih Boğaç Güldere. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke reflektuar marrëdhëniet e afërta që lidhin Kosovën dhe Turqinë.

Gjatë bisedës, palët diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet dy shteteve, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë ekonominë, kulturën, arsimin dhe diplomacinë konsullore. U theksua rëndësia e projekteve të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve dhe në thellimin e lidhjeve mes qytetarëve të të dy vendeve.

Znj. Kabashi shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë i ka dhënë shtetit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, veçanërisht për kontributin e saj të çmuar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.

Të dy konsujt e përgjithshëm riafirmuan gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në nivel institucional dhe për të ndarë përvoja në shërbimin diplomatik dhe konsullor, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe avancimit të interesave të përbashkëta të dy vendeve mike.

Në fund të takimit, u theksua se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë mbeten të qëndrueshme, të sinqerta dhe të orientuara drejt së ardhmes, duke u bazuar në miqësinë tradicionale dhe mbështetjen e ndërsjellë.

🇽🇰🤝🇹🇷

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img