17.1 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

Formacionet e mundshme: Juventus – Cheslea

Juventus – Cheslea: Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme.

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet super përballja mes Juventusit dhe Chelseas, në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat kanë vetëm një synim që të kalojnë në fazën tjetër si lider i grupit, andaj kërkojnë pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Mungesat e lojtarëve të të dy skuadrave:

Skuadra e Juventusit do jetë pa katër lojtarë.

Paulo Dybala dhe Alvaro Morata që u lënduan vikendin e fundit, bashkë me mesfushorin Arthur dhe futbollistin brazilian Kaio Jorge.

Ndërsa, te Chelsea gjithashtu mungojnë disa nga yjet kryesorë.

Christian Pulisic, Mason Mount dhe Reece James janë të lënduar, derisa N’Golo Kante ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërkohë, Jorginho pësoi një lëndim ndaj Manchester Cityt dhe nuk dihet nëse do jetë nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-4-2): Szczesny; Sandro, De Ligt, Bonucci, Cuadrado; Rabiot, Locatelli, Bentacur, Chiesa; Kean, Kulusevski.

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz; Lukaku.

Parashikimi në rezultat:

Pa dyshen e skuadrës Dybala dhe Morata, Juventus nuk do jetë në formën më të mirë të mundshme.

Ndërsa, Chelsea ishte i pamposhtur para humbjes ndaj Cityt, kurse kjo do ishte ndeshja e “Bluve” ndaj “Zonjës së Vjetër” për herë të parë që nga viti 2012, ku humbën me rezultat 3 – 0 në Torino.

Ky fillim i dobët i Juventusit këtë edicion, bën Chelsean favorit pavarësisht humbjes në vikend.

Juventus 1 – 2 Chelsea.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img