8.8 C
Geneva
Friday, April 11, 2025

Formacionet e mundshme Spanjë – Kosovë

Spanjë – Kosovë, formacionet e mundshme.

E përditshmja spanjolle “Marca” i ka publikuar formacionet e mundshme të Spanjës dhe Kosovës, para përballjes së sontme të tyre, në kuadër të Grupit B në kualifikimet e Botërorit 2022.

Mediumi i njohur iberik parashikon që “Dardanët” do të luajnë me formacionin 4-1-4-1, ndërsa për Spanjën parashikon që do të luajë me formacionin 4-3-3.

“Marca” e ka vendosur Florent Hadërgjonajn në të djathtë dhe Leart Paqaradën në të majtë, duke përfunduar në bankinë Mërgim Vojvoda dhe Benjamin Kololli.

Në qendër të mbrojtjes janë vendosur Ibrahim Dresheviq dhe Betim Fazliji, të cilët i zëvendësojnë Mërgim Vojvodën dhe Fidan Alitin, që u paraqitën me Suedinë.

Kurse, tek Spanja shihet në qendër të mbrojtjes prezantohet Eric Garcia, kurse Inigo ka përfunduar në bankinë.

Kurse, mesfushës do t’i prijë Koke, i mbështetur nga Pedri e Canales.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img