FSK vlerësohet institucioni më i besueshëm nga qytetarët

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

FSK vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, e ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë në vizitën e tij që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mehaj tha se sipas një ankete të realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Forcat e Sigurisë vlerësohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e Kosovës.

“FSK, vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare”.

I pari i mbrojtjes në Kosovë shtoi se ky është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ky rezultat padyshim është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img