Fundjava në Kosovë po kalon me raportime për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse, në disa rajone të vendit. Është raportuar për disa të arrestuar, si të dyshuar për këto vepra. Rastet po hetohen nga organet e rendit.
Dhunime në Ferizaj, Prizren e Gjakovë
Policia njofton për tri raste të dhunimit të tri vajzave, në Ferizaj, Prizren e Gjakovë. Lidhur me rastet e dhunimeve janë arrestuar katër persona të dyshuar, të gjithë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, raporton Express. Policia thotë se viktimat janë dërguar për egzaminim mjekësor.
Nëna nga Prizreni raporton se i janë zhdukur tre djemtë e mitur
Një nënë nga Prizreni ka njoftuar policinë se nuk di asgjë për tre djemtë e saj të mitur. Sipas saj, ata kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti po hetohet.
Therrje me thikë në Prishtinë
Viktimat mashkull kosovar ka raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik me tre te dyshuar meshkuj të pa njohur është therur me një mjet të mprehtë –thikë, në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetim.
Zjarre në katër lokacione në Kamenicë
Zjarr në disa fshatra të Kamenicës, ndërsa nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë që nuk ka kapacitete të zjarrfikësve. Pothuajse një mal të tërë e ka kapluar flaka. Policia Rajonale në Komunën e Gjilanit, tregon se ka lokalizuar një të dyshuar nga Ranillugu. Vatrat më të mëdha të zjarrit në Komunën e Kamenicës ka qenë në Meshinë, tek varrezat e dëshmorëve, Hodonoc, Karaçevë dhe Dubovë.
Vjedhje në Prishtinë dhe Drenas
Një burrë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur tri orë dore me vlerë të konsiderueshme. Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar. Kurse, një burrë nga Arrlati i Drenasit ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura me targa vendore. Pronari i veturës ka deklaruar në polici se veturën e kishte të parkuar në oborrin e shtëpisë. Rasti po hetohet nga organet e rendit.