5.8 C
Geneva
Sunday, November 9, 2025

Gati 130 mijë mërgimtarë kanë ardhur përmes kufijve tokësor, 200 mijë të tjerë pritet të vinë me aeroplan

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mërgimtarët ia kanë “mësyer” Kosovës.

PK thonë se përmes kufijve tokësorë kanë ardhur 127,874 persona, kurse nga aeroporti i Prishtinës priten edhe 200,000.

Përqafimet e lotët nuk janë të pakta në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. E kjo për shkak se për festat e fundvitit shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur t’i kalojnë në Kosovë.

Edhe ata që kanë lindur jashtë vendit e janë të rinj për nga mosha, plane nuk kanë si të i kalojnë pushimet por iu mjafton që gjendën në Kosovë.

Por për dallim nga këta, personat më në moshë duket se kishin plane të qarta, madje kishin zgjidhje edhe për problemin me energji elektrike.

Madje entuziazmin për Kosovën, nuk mund të ia ndalin as skeptiket. Problemet e Kosovës nuk po i bëjnë përshtypje as Agim Aliut , që kishte ardhur nga Zagrebi.

E mërgimtarë të tjerë që kishin ardhur më herët kishin dalë për t’i pritur familjarët e tjerë.

Ndërkohë nga aeroporti i Prishtinës nuk patën shifra të sakta se sa persona ka hyrë në Kosovë, por që treguan se deri në fund të këtij viti presin edhe 200,000 qytetarë të arrijnë në Kosovë.

Por nga pikat kufitare që nga data 20 deri në 24 të këtij muaji kanë hyrë 127,874 persona.
Festat e fundvitit shumë mërgimtarë zgjedhin t’i kalojnë në Kosovë

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img