fbpx
16.5 C
Geneva
Thursday, October 31, 2024

Gazeta italiane artikull për Skënderbeun: Heroi kombëtar shqiptar

Gazeta e Emilia Romagnes, Itali i ka dedikuar një artikull monumentit të Heroit tine Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Një monument i realizuar falë bashkëpunimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” dhe Bashkisë së Parmës.

“Nga viti 2019 qyteti i Parmës gjithashtu mund të mburret me krenari me një statujë të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu, të ekspozuar brenda parkut Eunice Kennedy në via Montebello.

Një fakt i rëndësishëm për komunitetin shqiptar të qytetit Dukal dhe për të gjithë njerëzit që ndiejnë nevojën të dinë gjithnjë e më shumë për Shqipërinë, vendin e shqiponjave, perlën e vogël dhe të madhe të Ballkanit”, nis kështu artikulli që për heroin kombëtarë të Shqipërisë.

“Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. Ai u ngrit sipas gradave, duke kulminuar në emërimin si sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Në vitin 1443, ai braktisi osmanët gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçit. Në vitin 1444, i priu Lidhjes së Lezhës. Përkundër vlerës së tij ushtarake, ai nuk ishte në gjendje të bënte më shumë se sa të mbante zotërimet e tij brenda një treve shumë të vogël në Shqipërinë e veriut, ku ndodhën pothuajse të gjitha fitoret e tij kundër osmanëve. Skënderbeu zhvilloi luftë mbrojtëse, dhe për 25 vjet, nga viti 1443 deri në vitin 1468, ushtria 10,000 vetëshe e tij luftoi e fitoi kundër forcave osmane, të cilat ishin vazhdimisht më të mëdha dhe më të furnizuara. Gjë për të cilën u admirua”, vijon më tej artikulli në Gazeta e Emilia Romagnes.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img