Genta Ismajli, vazhdon që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes.
Ani pse ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor, publikut duket që është i interesuar për përditshmërinë e saj e posaçërisht për jetën e saj private, shkruan ORAinfo.
Ajo tashmë jetën e saj po e vazhdon krah partnerit turk, Ustah, derisa kohëve të fundit është përfolur edhe për një shtatzëni të mundshme.
Mirëpo Genta përfundimisht ka sqaruar se ajo nuk është shtatzënë.
Ajo sot ka publikuar një foto ku shfaq linjat e saj trupore. Pa ‘bark’ dhe me trup si ‘peshk’, Genta ka hedhur poshtë të gjitha dilemat se po bëhet nënë këtë vit.
Për më tepër shikoni foton të publikuar sot nga Genta ku ajo shfaqet pa ‘bark’ të fryrë… /ORAinfo/