Ikballe Huduti nga Instituti Kërkimor “Naim Frashëri” ka shkruar fjalë prekëse për djalin që i vdiq mbrëmë. Ajo ka njoftuar se ai ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Huduti ka thënë se “kjo dhimbje qenka kapak i te gjitha dhimbjeve qe mund te egzistojne ne botë.”
“Gëzimi i parë i nanes biri im Ahmedi sonte na la pergjithmonë. Ne te Zotit jemi dhe Atij do ti kthehemi, po sot babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me covod dhe me shtrengim gjoksi . Shkove bir Ahmed, ma la me plage zemeren time edhe per sa kam jetë. Por do te duroj se Zoti keshtu paska desht. Zoti vendosi te me sprovoj edhe me kete dhimbje qe qenka kapak i te gjitha dhimbjeve qe mund te egzistojne ne botë”, ka shkruar Huduti.
Ajo ka bërë thirrje që të mos shkojë askush për ngushëllime, meqenëse e gjithë familja janë të infektuar me koronavirus.
“Skeni nevoj per vizit ngjushllime ne shtepine tone, sepse e gjithë familja jem keq te semur me Virus. Vetem ju lutemi bani lutje e kerkim rahmeti per shpirtin e djalit tim Ahmed inshallah Zoti e gradon me Xhennet e shpeton nga azabet e varrit. ”, ka shkruar Huduti.