Gjermani: Shqiptarja zgjidhet anëtare e Kryesisë së Qarkut të SPD Hamburg Mitte

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Erida Zarka prej vitesh jeton dhe punon në Hamburg, Gjermani. Sot ajo është zgjedhur anëtare e Kryesisë së Qarkut të SPD Hamburg Mitte ku do të përfaqësojë Organizatën e gruas Social Demokrate (ASF) dhe distriktin Veddel.

“Sot u zgjodha si anëtare e Kryesisë së Qarkut të SPD Hamburg Mitte ku përfaqsoj Organizatën e gruas Social Demokrate (ASF) dhe distriktin Veddel.

Falënderoj përzemërshisht ata që më votuan!”, shkruan Erida Zarka në Facebook.

Erida Zarka është një histori suksesi në vendin ku ka zgjedhur të jetojë, në Gjermani ku aktualisht punon në arsimin parashkollor në Hamburg. Një institucion që ndihmon fëmijët të formohen dhe të zhvillohen në talentet e tyre. Gjithashtu Erida Zarka është kryetare e shoqatës vullnetare për të drejtat e njeriut në lidhje me emigrantët, ku fokusi kryesorë janë gratë dhe të drejtat e tyre.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img