Gjest i mirë, Policia e Kosovës i kthen qytetarit 800 euro të humbura – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Gjest i mirë, Policia e Kosovës i kthen qytetarit 800 euro të humbura

gjest-i-mire,-policia-e-kosoves-i-kthen-qytetarit-800-euro-te-humbura

Në orët e mesditës së sotme, dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor Vushtrri, derisa ishte në detyrë, patrullim në këmbë në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, kanë gjetur një shumë prej 800 eurove.

Pas ndërmarrjes së masave hetimore-operativë dhe veprime procedurale, është arritur të identifikohet personi, të cilit i kishin humbur paratë. Pas procedurave të verifikimit, shuma e parave i është dorëzuar personit që i kishin humbur.

Qytetari, të cilit i kishin humbur paratë, ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe ka shprehur falënderimin e tij për profesionalizimin dhe punën e kryer në shërbim të qytetarëve të vendit, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjajshme

Dyshime për falsifikim votash në Kosovë në zgjedhjet e Serbisë

albswiss.com

Reshjet e mëdha të borës, policia me apel për vozitësit

albswiss.com

Ahmeti godet Kurtin për vaksinat

albswiss.com