Goditi nxënësin më shuplakë, mësuesi raportohet në polici – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Goditi nxënësin më shuplakë, mësuesi raportohet në polici

goditi-nxenesin-me-shuplake,-mesuesi-raportohet-ne-polici

Mësuesi godet nxënësin shuplakë, raportohet në Polici.

Një mësues e ka goditur me shuplakë nxënësin e tij në shkollën “Dëshmorët e Fshatit” në Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë për Express se mësuesi është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

I njëjti ka deklaruar në Polici se ka pasur një problem me nxënësin, i cili sipas tij, është një nxënës problematik.

Sipas mjekut, nxënësi nuk ka lëndime trupore.

“Datë 31.03.2021 rreth orës 18:00 , ne stacionin policore Malisheve është raportuar një rast qe kishte ndodhur ne shkollën e mesme te ulet,, Dëshmoret e Fshatit’’ ne Bubavec. Patrulla e policisë ka shkuar ne atë lokacion, dhe lidhur me rastin ka kontaktuar arsimtarin ( te dyshuarin) i njëjti është shoqëruar ne Stacionin Policor, Malishevë dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se ka pasur një problem me një nxënës ( te mitur ) te kësaj shkolle te cilin e kishte goditur me shuplak pasi qe nxënësi ishte problematik edhe herave tjera. Nxënësi posedon raport mjekësor dhe sipas mjekut nuk ka lëndime trupor. Viktima është intervistuar ne prezencën te prindit dhe zyrtarit te QPS-Malishevë. Ne konsultim me Prokurori kujdestar rasti iniciohet si me lartë dhe i dyshuari ndalohet për 48 ore ne qendrën re mbajtjes”, ka thënë Gjurkaj.

Të ngjajshme

Vlora Çitaku: Po mendojnë që kanë të drejtë edhe me na tregu kush mundet me folë e kush jo

albswiss.com

Ngatërrim i prioriteteve në kohën e pandemisë

albswiss.com

Prangoset edhe i dyshuari i dytë për privimin nga jeta të 23 vjeçarit në Mitrovicë

albswiss.com