Mos u mposht nga etja
Mos u vesh nga pluhuri
Beteja për të vërtetën
Ka presje tri pika
Lodhje nga fundi
Dhimbja ngrihet si mal
Pikëpyetja trung i përkulur
Metaforat mbajnë flakën
Zjarri mundet nga hiri
Dëgjo fjalimin e lumit
Pasthirrmat e pemëve
Thonjëzat kthetra zogjsh
Kllapa të dhembjeve
Tinguj të brishtë
Fshihen nëpër natë
Hëna noton në heshtje
Titull kokëfortë
Në humusin e heshtjes
Zbutet gurra e mendimeve
Flladi dhe një korije temash
Mbushin gotat buzëqeshje





