Një rast i grabitjes me armë ka ndodhur në Pejë.
Një person ka raportuar në polici se derisa ishte në vendin e punës, një i panjohur i maskuar dhe i armatosur ia ka grabitur 400 euro para të gatshme
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Pejë.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Pejë , 21.10.2021-13:21. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës aty kishte shkuar një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur i cili nën kërcënim të armës viktimës ia ka grabitur rreth 400 euro para të gatshme dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, ka njoftuar policia.