19.6 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Hajnat nuk kursejnë as xhamitë, ja çfarë bën në Podujevë

Hajnat vjedhin para dhe pajisje të kamerave në një xhami në Podujevë.

Një person ka raportuar në polici se disa të panjohur kanë depërtuar brenda objektit të xhamisë në Podujevë ku kanë vjedhur para dhe pajisje të kamerave të sigurisë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Podujevë, 25.11.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një DVR të kamerave dhe një shumë parash prej 30 euro. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img