Haradinaj e pyet Kurtin e VV-në: Pash zotin çfarë zori keni? – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Haradinaj e pyet Kurtin e VV-në: Pash zotin çfarë zori keni?

haradinaj-e-pyet-kurtin-e-vv-ne:-pash-zotin-cfare-zori-keni?

AAK kundërshton ligjin për zgjedhjet.

Deputeti i AAK’së në Kuvend, Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje se cfarë zori kanë që po e sjellin këtë ligj në këtë formë për ta kaluar në Kuvend
Madje Haradinaj i bëri be Kurtit duke e pyetur pse nuk po sjellët ky ligj në javën tjetër me procedurë të rregullt?

“Unë kam një pyetje për Kurtin dhe për VV’në, a mundeni me na tregu çfarë zori keni që po e vjedhni këtë ligj e po e sjellni natën, të premten në mbrëmje. Pse nuk e sillni javën tjetër në procedurë të rregullt?”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj pyeti se cfarë zori kanë pozita dhe ku po ju dhemb?

“Më tregoni pashë zotin çfarë zori keni? Ku po ju dhemb? Një zor duheni me e pasë. Nëse ju e keni atë zor jemi në gjendje me ju ndihmu me atë zor, por mos ia bëni Kosovës këtë”, shtoi Haradinaj

Të ngjajshme

Kosova dhe Izraeli do të kenë linjë fluturimi Prishtinë -Tel Aviv

albswiss.com

Konjufca i pikëlluar nga vdekja e Cimës, ky është reagimi i tij

albswiss.com

Kush është personi që i siguroi votat për ta zgjedhur Vjosa Osmanin – presidente

albswiss.com